Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj kundër të cilit u protestua sot mbi dyshime për plagjiat në publikime shkencore, ka akuzuar organizatorët e kësaj proteste për shantazh. Madje, mbrëmë në Edicioni Special të Klan Kosovës, Likaj ka thënë se organizatorët nëpërmjet shantazhit kanë përfituar fonde milionëshe, shkruan Reporteri.net.
“Ata persona fyrjen e kanë projekt, pastaj këto propaganda të tilla I shfrytëzojnë për shantazhe. Njëjtë kanë vepruar me të tjerët, kanë përfituar fonde të majme, miliona euro”, ka thënë ministri Likaj.
Ai ka thënë se do të vazhdojë punën dhe reformat dhe nuk do të trembet.
“Unë e kam filluar punën mbarë. Do të punojë me përkushtim. Nuk më tërheqin, nuk më trembin. Do të vazhdojë me reforma. Do të vazhdojë me punë siç e kemi bërë planin qeveritar. Nuk kam pasur askënd që të ndihmojë të ngritëm në karrierë përpos munin tem dhe ndershmërinë. Janë dy elemente që I potencova dhe që qëndrojnë. Ju mund t’i pyesni studentët e mi dhe mund të pyesni bizneset, mësimdhësnit, kolegët e mi. Puna ime është e dëshmuar. Kanë folur njerëzit kompetent”ka shtuar ai.
Likaj i ka mohuar akuzat se ka bërë plagjiaturë dhe ka thënë se punimet e tij për të cilat pretendohet se janë plagjiaturë, janë kryer për 20 vjet punë.
“Unë i kam 26 që punoj në arsim dhe punën time e kanë vlerësuar mësimdhënësit në shkollë fillore, në shkollë të mesme, në universitet, e vlerësojnë studentët e kolegët. E kam kry fakultetin para kohe me notë mesatare të jashtëzakonshme, student i dalluar. Kam kaluar shtatë herë në filtra të ndryshëm, prej thirrjes profesor asistent, praktikant deri në thirrjen e fundit. Puna ime është e dëshmuar. Më ka vlerësuar njerëzit kompetent . Më kanë vlerësuar komisionet profesionale, nuk merrem me fjalë të rrugëve. Nuk e di kush janë. Nuk i njoh. Punimet e mia janë të punuar për 20 vjet, nuk janë brenda 18 muajve. Brenda 18 muajve disa janë të publikuara. Janë 20 vjet punë. Nuk janë punime të miat ekskluzivisht por janë edhe më bashkëpunëtorë. Jam koautor me kolegë të mi të cilët kanë backgrund profesional , janë njerëz të shkencës dhe dhe gjithashtu me kandidatë të masterit dhe doktroratës. Janë punime ndër vite për të cilat sot nuk kisha dashur të bisedojë”, është shprehur ministri i Arsimit.
Duhet theksuar se këto akuza të ministrit drejtohen ndaj organizatës ORCA, në të cilën është drejtues Rron Gjinovci.
Aaktivisti i shoqërisë civile dhe drejtuesi i organizatës ORCA, Rron Gjinovci, është shoqëruar sot nga Policia e Kosovës, pasi që kishte zhvilluar një aktivitet pa marrë leje. Ai aty po shpaloste dokumente se si ministri i Arsim Ramë Likaj, sipas tij, ka plagjiatura. Gjinovci është liruar nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbal./Reporteri.net
Për më tepër ndiqeni videon. Nga minuta e 26-të Likaj flet për akuzat për plagjiaturë: