Grenell zbulon detajet: Si refuzoi Kurti përkrahjen e SHBA’së, duke thënë se ‘nuk i ndryshon politikat’
Emisari i SHBA’së, Richard Grenell i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ish-kryeministrit, Albin Kurti se kanë diskutuar tërë kohën, duke shtuar se kanë komunikuar shumë pak, teksa ka zbuluar se lideri i VV’së refuzonte të ndryshojë politikat e tij, shkruan Gazeta Metro.
Kështu tha ai në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, ku ka shtuar se Kurti ka qenë shumë i vetdijshëm për çdo gjë.
“Ka shumë thashetheme. Më lejoni të jem shumë i qartë. Kur erdha në Prishtinë, u takova me të gjithë shkurtimisht. Më pas e pata një bisedë telefonike me Rober’O’brien, unë dhe Kurti. Ishte një bisedë shumë e gjatë, ku ai, ishte shumë i vendosur se nuk do t’i ndryshojë politikat e veta dhe ende e dëshironte përkrahjen e SHBA’së”, tha ai.
“Ai vazhdoi me politikën e vet. Më tha nuk mund të bëjë asgjë për këtë, kjo është politika ime. Ai ishte i vetëdijshëm. Unë e takova atë në Prishtinë, pata bisedë telefonike me O’Brien dhe disa mesazh etë kufizuara. Kurrë nuk kam folur më me të. Ishte diçka shumë minimale, ai bënte sikur kemi folur tërë kohën”, ka thënë Grenell, përcjell Gazeta Metro.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se Kurti nuk ka pranuar politikën e SHBA’së, siç tha Grenell që ishte ‘nëse nuk hiqet taksa, nuk ka bashkëpunim’.
Tutje, Grenell ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku ka thënë se për delegacionin nga Kosova duhet të vendoset në vend