Ky djalosh bartë në shpinë çdo ditë shokun e tij për të shkuar në shkollë
Thënia se “çdo gjë është e mundur kur keni miq të mirë”, edhe mund të jetë e vërtetuar tashmë, transmeton Gazeta Metro.
Një djal i paralizuar në Kinë ka shkuar çdo ditë në shkollë, falë shokut të tij të ngushtë që e bartë gjithmonë në shpinë atë.
12 vjeçari, Xu Bingryang e bart Zhang Ze për në klasa të ndryshe, ndërsa e dërgon edhe në kafiteri për ta ushqyer.
Shoqëria e mrekullueshme mes dy të rinjve nga qyteti Meishan i Kinës, u raportua më herët nga mediat më të njohura kineze.
“Unë peshoj 40kg më shumë se shoku im, kështu që është në rregull për mua që ta mbajë në shpinë atë”, ka thënë Xu.
Në anën tjetër, djali me aftësi të kufizuara, Zhang, thotë se nuk do të mund ta falenderojë asnjëherë sa duhet mikun e tij, për ndihmën e dhënë