Pas takimit me liderë partiak, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka folu para gazetarëve për ecurinë e takimeve që ka pasur sot.
Hoti ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë nga liderët me të cilët është takuar.
“Të gjithë pa përjashtim i dhamë mbështetje procesit të dialogut. Jam i inkurajuar me këtë mbështetje, ne jemi gati të ulemi gati në tavoline të dialogut, me një qëllim të vetëm që të fitojmë njohje reciproke. Kemi marrë vendime të rëndësishme gjatë këtyre dy jave për të vendos pozicionin karshi procesit të dialogut”, tha Hoti.
Hoti gjithashtu foli edhe për dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe VV, të cilat nuk i shkuan në takim atij.
Ai tha se do t’i qasemi se si të duan ata vetëm që ta zgjidhim këtë çështje.
“Ftesa ka qenë si kryeministër i vendit që të konsultohem me kryetar të partive, do ju dërgoj ftesa në vendin që dëshirojnë, në kohën që dëshirojnë për të na ndëgju dhe për të i ndëgju edhe ne ata”, ka thënë Hoti.