• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kosova, në ‘kurthë’

17/06/2020 - 06:27:01
Kosova, në ‘kurthë’

Kosova gjendet para dy proceseve, të organizuara nga vendet partnere të saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në njërën anë, dhe Bashkimi Evropian në anën tjetër, e të cilat kanë të njëjtin qëllim, dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Por, sipas tyre, drejtuesit institucionalë të Kosovës duhet të jenë të vëmendshëm për hapat e mëtejmë, të presin qartësim më të madh të të dyja proceseve dhe siç thonë ata, nuk duhet t’i cenojnë raportet as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as me Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
5
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
11

Nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është paralajmëruar takimi ndërmjet dy palëve më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë në Uashingon.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet dy vendeve, Mirosllav Lajçak, të martën, në Prishtinë, ka deklaruar që përparimi i Kosovës në rrugën evropiane bëhet vetëm përmes BE-së dhe ka paralajmëruar rinisjen e procesit të dialogut në Bruksel. Ai i ka bërë ftesë kryeministit të Kosovës, Avdullah Hoti, që ta vizitojë Brukselin.

Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin që me kalimin e kohës, të dyja proceset, ai i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe ai i i ndërmjtësuar nga BE-ja, do të qartësohen.

“Më duket që Bashkimi Evropian, në këtë rast Lajçak, nuk e përmend njohjen reciproke, pasi që e dimë se janë pesë shtete të BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo e bën rolin e tij më të vështirë, në kuptimin që nuk mund të flasë aq hapur. Tash shohim Grenellin, i cili përfaqëson SHBA-në, që është mbështetëse e Kosovës që nga 1999 e deri te pavarësia e Kosovës, ku ai thotë qartë që duhet të ketë njohje reciproke. Pala e Kosovës, duhet ta shohë sesi nga dy proceset që janë duke u zhvilluar, të marrë atë që është më së shumti në interes të Kosovës”, tha Krasniqi.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që Bashkimi Evropian aktualisht është duke tentuar që të fuqizojë veten në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sa i përket etapës së fundit të dialogut Kosovë –Serbi. Ky tentim për fuqizim i BE-së, sipas tij, është duke ndodhur për shkak të, siç i quan ai, hapave gjigantë që administrata amerikane është duke i ndërmarrë në raport me procesin e dialogut.

Siç thotë Muhaxhiri, është e pritshme që nga BE-ja të ketë tentime për takime dhe avancim të dialogut, gjithmonë në raport edhe me trashëgiminë e deritashme të Brukselit në këtë proces, por edhe në raport me insistimet e mëdha nga Uashingtoni.

“Por, BE-ja është një organizëm politik tejet kompleks dhe delikat, ku ka shumë diversitet. Prandaj edhe është shumë e vështirë për përfaqësuesit e BE-së që të ofrojnë ndonjë ide për zgjidhje konkrete, gjë të cilën mund ta bëjnë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë edhe më shumë pushtet të drejtpërdrejtë, mirëpo e kanë edhe më të lehtë për sa i përket insistimit për vendimmarrje. Ndërsa, në të gjitha projektet e deritashme gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, BE-ja dhe SHBA-ja kanë bashkëpunuar”, theksoi Muhaxhiri.

Në Uashington, fillimi i etapës së fundit të dialogut

Por, a gjendet Kosova para dilemës nëse duhet të zgjedhë një proces të udhëhequr nga SHBA-ja dhe një tjetër nga BE-ja?

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se është i domosdoshëm një sqarim i të dyja proceseve dhe të kërkohet një bashkërendim trans-atlantik në mënyrë që Kosova të mos gjendet ndërmjet dy zgjedhjeve, për shkak se synimet e Kosovës janë bashkëpunimi edhe me SHBA-në, por edhe me BE-në, të cilët i vlerëson si aleatë ndërkombëtarë.

Drejt dialogut ‘pa krye’ apo marrëveshjes së paqes?

Analistja Krasniqi thekson që Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë në pozitën e Serbisë, e cila sipas saj, luan me kartën e Rusisë dhe Kinës. Kosova, siç thotë ajo, ka vetëm një orientim, atë euro-atlantik.

“Janë dy procese paralele, por shpresojmë të paktën të kemi qartësim në javët dhe muajt në vazhdim se çfarë përmbajnë këto procese. Është një proces delikat me Serbinë. Ne kemi kërkuar angazhimin e SHBA-së, gjë që është duke ndodhur dhe ne tani duhet të jemi vigjilentë dhe duhet të dëshmojmë pjekuri shtetërore, duke mos pasur qasje destruktive ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë. Por, të shohim. Kërkohet një koordinim dhe qartësim, si dhe ta dimë qartë se çfarë po presim nga të dy këto procese dhe si duam t’i shtyjmë përpara interesat tona”, vlerësoi Krasniqi.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar të martën në Prishtinë se nuk e di nëse do të jetë i pranishëm në takimin e 27 qershorit në Uashington, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë.

Analisti Muhaxhiri vlerëson se Lajçak është treguar i sinqertë lidhur me këtë takim. Sipas tij, takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë vetëm takim iniciues i procesit.

“Nga takimi në Uashington nuk duhet të pritet ndonjë marrëveshje, por duhet të pritet një lloj fillimi i etapës së fundit, ku do të paraqiten kornizat e gjera të asaj që palët mund të presin dhe pastaj hapat e mëtutjeshëm do të detajohen në javët në vazhdim. Mirëpo, është e sigurt që gjatë javëve të ardhshme do të jetë një dinamikë e jashtëzakonshme, një ‘shuttle diplomacy’ (v.j. diplomaci fluturuese) në raportin në mes Kosovës, Serbisë, Brukselit dhe Uashingtonit, në mënyrë që të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët”, u shpreh Muhaxhiri.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësuan se pritet që në javët në vijim, përderisa SHBA-ja ta kenë një iniciativë të dukshme në dialogun Kosovë-Serbi, në anën tjetër edhe BE-ja do të investojë më shumë energji dhe do të kërkojë pozicionin e saj dhe përfitimet e saj politike në etapën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Ai është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Kjo masë u zëvendësua me reciprocitet, por qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në tetor të vitit 2019, SHBA-ja emëroi Richard Grenellin, si të dërguarin e tyre për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
5
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
11
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
14
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
7
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
17
Next Post
Të gjitha rrugët në  Preshevë do të mbajnë emra në gjuhën shqipe

Të gjitha rrugët në Preshevë do të mbajnë emra në gjuhën shqipe

Më të fundit

  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
  • Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
  • Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi