Pas konfirmimit të Richard Grenell, i dërguari i posaçëm nga SHBA se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të filloj me 27 qershor, ka pasur reagime të shumta.
Një prej tyre që ka reaguar është edhe Wolfgang Ischinger i cili ka pasur një rol aktiv gjatë bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës.
Ischinger ka thënë se si dialogu po bëhet pa koordinim me BE-në, shkruan Reporteri.net.
“Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili i ka thënë Ischingerit pse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai Serbë meritojnë më shumë.
“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë përparim”, i është kundërpërgjigjur Grenell, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti e kanë mirëpritur rinisjen e dialogut nën udhëheqjen e SHBA-së.