Nëntë raste të reja me COVID-19 janë paraqitur në qytetin e Pejës, dy pacientë në gjendje më të rëndë.
Për disa javë, u mendua se e fituan betejën me Covid -19.
Por, rastet e reja me virusin corona, u kthyen prapë në qytetin e Pejës.
Ky qytet për gati një muaj nuk pati asnjë rast të ri me COVID-19, në ditët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftoi se Peja, u prek edhe një herë nga pandemia që është shfaqur gjithandej botës.
‘’Momentalisht kur po flasim kemi 9 raste aktive te deklaruara nga IKShPk, prej të cilave kemi dy raste të shtrira në Kliniken Infektive, dhe rastet e tjera janë duke u trajtuar ne vetizolim. ‘’ thotë Petrit Loci, Drejtor i Shëndetësisë, Komuna e Pejës.
Petrit Loci, që është drejtor i Shëndetësisë, thotë se në raport me qytetet e tjera, Peja qëndron më mirë, shkaku i numrit më të vogël të rasteve aktive me këtë virus.
Ndërsa ka bërë të ditur, se në krahasim me mbi 70 rastet e para në këtë qytet, të cilat e kaluan me lehte, 9 rastet e fundit, kanë simptoma më të theksuara.
Ndërkohë dy prej pacientëve, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Por kjo komunë, nuk po qëndron duarkryq në luftimin e kësaj pandemie.
Ndërkohë, edhe në qytetin e Pejës, të pakt janë ata qytetarë, të cilët shihen duke mbajtur mjete mbrojtëse.
Ndërsa daljet në parqet e qytetit dhe kafenetë, i janë kthyer normalitetit
E kjo gjendje, po kthehet ne shqetësim për disa qytetarë.
Komuna e Pejës, ka bërë thirrje edhe një herë, që qytetarët t’i respektojnë në përpikëri rekomandimet e dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.