Gjakova, Rahoveci dhe Obiliqi, sot do të shënojnë Ditën e Çlirimit.
Me këtë rast në këto tri komuna do të ketë një varg aktivitetesh.
Kjo është agjenda e aktiviteteve në këto komuna:
Me rastin e shënimit të Festës së “14 Qershorit” Ditës së Çlirimit të Rahovecit, Komuna e Rahovecit organizon homazhe në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve, merr pjesë kryetari i Rahovecit Smajl Latifi. (Në të gjitha vendrëniet në Komunën e Rahovecit, ora 09:00)
Kjo është agjenda:
11:00-Kuvendi komunal i Rahovecit mban seancë solemne
14:00-Vendoses pllaka në shtëpitë bazë të UÇK –së, (Rahovec dhe fshati Fortesë).
16:00-Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin art në natyrë. (Parku i qytetit, Rahovec)
Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjakovës, kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë do të bëjë homazhe tek:
Lapidari “Shokët e Lirisë” në qendër të qytetit;
Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve pranë varrezave të qytetit;
Varrezat e Martireve në Meje;
Kompleksi i Martirëve në Çabrat dhe
Shtatorja e Heroit Agron Rama
Homazhet fillojnë nga ora 10:00 dhe vazhdojnë sipas renditjes në agjendën më lart.
Në kuadër të 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Obiliqit, do të bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit. (Në hapësirën përballë Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”, Obiliq, ora 12:45)