Që nga 13 marsi kur u identifikuan dy rastet e para me COVID-19, Kosova u përball me masa të rrepta sigurie ku u morr vendim që shumë biznese të mbylleshin dhe të gjitha komunat e Kosovës u karantinuan.
E dje, Lëvizja Vetëvendosje, vendosi që të bëjë një tubim për të festuar 15 vjetorin e themelimit të lëvizjes. Asnjë rekomandim i IKSHPK-se nuk është marrë parasysh, ata nuk e respektuan distancën sociale dhe nuk përfillen rekomandimin për mbajtjen e maskave, dorëzave dhe distancën sociale.
Grumbullime të tilla në kohë pandemie sigurisht se rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe për këtë që ndodhi sot, infektologu Valbon Krasniqi në një deklaratë të shkurtër për Periskopin thotë se nuk ka koment.
‘’S’kam çka me thënë, vërtetë nuk kam koment NO COMMENT’’, përfundon Krasniqi.