Të gjitha librat e vjetra tregojnë se ekzistenca në këtë tokë filloj me profetin Adem. E ideologu e kreatori i kërkesave politike te lirisë ishte Adem Demaçi, e pavarësinë e Kosovës e vulosi beteja epike e Adem Jasharit me familjen e tij, si në epopetë e lashta orfike në Prekaz. Emri Adem, koincidencë e bukur, ndoshta fat apo diçka më tepër, nuk e di.
Është fakt se një shërbim vlen aq sa kushton, po shërbimet që ju i bëtë atdheut nuk ka pasuri në botë që mund të ua vlerësoj e të iu shpërblejë si familje, e më se paku postet politike. Do të ishte nder që ju të na përfaqësoni shtetin aty ku është nevoja, se populli ka besimin të palëkundur të ju, sepse morët përgjegjësitë në kohët më të rënda të historisë sonë.
Në atë shakullinë luftë, ku edhe toka villte zjarr nga baruti, luftonin Jasharët kur humbnin një anëtarë familje, nuk ligështoheshin, por merrnin fuqi e u bëhen më të fortë e më të qëndrueshëm. E, për ta fituar lirinë është e thjeshtë, nuk ka sekrete. Duhet guxim e trimëri, gjak, vlerat më fisnike që ua kishte dhuruar nëna natyrë që nga lindja.
Beteja e tre brezave në një kohë, rast unikat në luftërat e historisë, gjyshi Shaban e përqafoi vdekjen: „Eja se të pres krahëhapur, nuk ta kam friken“, e puthi në grykë martinën, dhe “të falënderoj o Zot që ma dhe mundësinë në këtë moshë të vdes me nder për këtë tokë.“
Komandanti legjendar me vëllain Hamzën, që me parë i kishin të njohura pasojat, ishin më se të bindur që kthim mbrapa nuk ka, pas betimit të dhënë ishin çastet më të vështira të jetës. Kur vdekja ishte aq afër, ata ishin shumë të qetë. Të kesh atë pushtetin e arsyes mbi mendjen dhe emocionet e tyre, në flakë të luftës, jo vetëm që tregon se je fisnik e i urte, por kreshnik e luftëtar i madh. Nëna Zahideja tha: „O djemtë e mi, pashë gjirin që ua kam dhënë, këngën mos e ndalni.“ Trimat këtë betejë të jetës se tyre dhe si kryevepër të historisë tonë e kthyen në dasmë. Gratë i mbushnin armët me fishekë, topi gjëmonte, pushka ushtonte, kënga nuk ndalej e jehonte.
Po fëmijët, ato lule që i vratë, atyre zogjve u a ndaluat këngën, të qeshurat dhe lojën. Ua vodhët ëndrrat, ah medet, medet. Vullneti sovran i historisë, shekuj me radhë ishte shpërfillës ndaj kërkesave tona, por lufta e Jasharëve me përmasa të tilla te paparë, një familje kundër një ushtrie të tërë, që vërshuan drejt Drenicës, ku serbet e dinin mirë që burrnia, trimëria e atdhedashuria e Drenicasve janë më të fuqishme se vetë frika. Ishin armatosur deri në dhëmb më arme moderne, beteja zgjati tri net e dy dit. Jasharët zunë vend lart në panteonin e historisë. E komandanti dhe strategu legjendar Adem Jashari vendin meritorë në farkën e lavdisë.
Në përvjetorët e renës tuaj, politikanët gulçojnë e çirren sa fryma u zihet. O politikanë, jeni bërë si tellall pazari. Nuk ju intereson shteti e mileti por vetëm kuleta e xhepit. Ju lutëm lëreni të qetë dëshmoret. Se për madhështinë e betejës se Jasharëve kanë të drejtë të u këndojnë vetëm epopetë dhe legjendat.
Pushoni të qetë, e u qoftë i lehtë dheu i tokës sonë. Lavdinë e parajsën ju e meritoni.
Jam mërgimtar, i shkruaj këto fjalë me zemër e shpirt. Sa herë kthehem në Kosovë ju vizitoj, po mos të ishit ju komandant me familje dhe Dëshmoret, sot këtu nuk do të ishim as ne. Do ishim pa atdhe.
Beteja e Jasharëve theu heshtjen e qetësisë absolute të përjetësisë, madhështia e veprës tuaj, kujtesën do ta mbaj të gjallë, si fanar drite që kurrë nuk do të shuhet.
Ismail Bahtiri
Lipjan – Hannover