Forca të shumta të Policisë së Kosovës vërehen në rrugët kryesore të Prishtinës një orë para nisjes së tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se në këtë tubim i cili po mbahet në 15 vjetorin e themelimit të saj do të marrin pjesë rreth 10 mijë veta. Ndërkohë ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje shtetasve të saj në Kosovës që të shmangin sheshin, sepse situata mund të eskalojë në çdo moment.
Policia ka kontrolluar edhe vendin ku do të mbahet tubimi me qentë e Njësisë K9.
Reporteri ju sjell disa fotografi nga pjesë të ndryshme të qytetit ku shihet mobilizim i madh i Policisë: