Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka aprovuar themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme.
Ky fond ka vlerën 5 milionë euro.
Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19, shkruan Ahmeti në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove. Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë.
Falemnderit asambleistëve për voten për!