Ministri i arsimit Ramë Likaj ka thënë që prioritet do të kenë menaxhimin e situatës në arsim pas pandemisë.
Ka përgatitur agjendën e tij për ditën e mërkurë.
Veçse kësaj radhe profesori universitar Ramë Likaj ka lënë anash mësimdhënien në departamentin e mekatronikës në Fakultetin Teknik.
Me emërimin e tij në pozitën e ministrit në Ministrinë e Arsimit, Likaj thotë se do të ketë prioritete të tjera.
Por emërimi i tij në pozitën e ministrit u kundërshtua nga organizatat joqeveritare pikërisht për shkak të aktivitetit të tij si profesor.
Ata akuzuan Likajn për plagjiaturë.
Për krejt këto kritika ministri ka një përgjigjie.
Puna e parë e kësaj ministrie duket të jetë përmirësimi i përmbajtjeve të mësimit në distancë, që u përgatitën kur në krye të kësaj ministrie ishte ministrja Hykmete Bajrami.
E prioritet thotë se do të ketë rishikimin e ligjit në arsimin e lartë dhe ngritja e vijueshmërisë në arsimin parashkollor.
Veç kësaj Likaj tha se kanë ndarë rreth 1 milion euro për të blerë tabletë dhe pajisje të tjera që t’i përgjigjen situatës me pandeminë.
Ramë Likaj është emëruar si ministër i arsimit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Paraprakisht ai ka qenë këshilltar për arsim i ish-kryeministrit Ramush Haradinajt ndërsa për vite me radhë punon si profesor universitar në departamentin e mekatronikës në Fakultetin Teknik.