Në orët e mbrëmjes në fshatin Peran të Podujevës, dy vetura janë kapluar nga zjarri.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur tek një servis i veturave në rrugën “28 nëntori”.
Ai shtoi se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë rrezik tjetër eventual për jetën e qytetarëve.