Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK’së e thirrur një ditë para seancës ku pritet votimi i qeverisë në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.
Në këtë mbledhje do të vendoset për emrat që kjo parti do të propozojë për ministra në seancën e nesërme.
Pas mbledhjes, kreu i LDK’së, Isa Mustafa do të flasë para mediave.
Ndryshe, seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin është caktuar për nesër në ora 11:00