Një 70-vjeçare ka mbetur e vdekur pas djegies së banesës së saj.
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në Durrës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e saj.
Paraprakisht bëhet me dije se sot, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10, Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati, raporton Shkelulli.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasja D.K., 70 vjeç, e cila jetonte vetëm.