Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit rreth mandatarit për formimin e Qeverisë.
Kjo pritet t’i hapë rrugë thirrjes së seancës për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.
Aktgjykimi i plotë, që u nxor me datë 28 maj, përmban 162 faqe.
Sipas aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë dekretit të Presidentit, i cili e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër, pasi LDK i ka dëshmuar se e ka shumicën parlamentare për ta formuar Qeverinë e re, pas rrëzimit të Albin Kurtit./Express/
Më poshtë gjeni Aktgjykimin e plotë: