Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në llogarinë e tij personale në Facebook, ka postuar një fotografi me rreth 30 persona duke bërë “ndejë për çejfi në Mitrovicë”, siç e ka quajtur vet ai.
Në këtë ndejë private në shtëpi, që në fotografi duken rreth 30 persona, nuk respektohen rekomandimet e IKSHPK-së, për distancë sociale prej 1 deri 2 metra.
E, në këtë ndejë, mysafirët janë shoqëruar me birra dhe muzikë me çifteli.
Ndërkohë, kujtojmë që sot Qeveria në detyrë, mori vendim për disa masa lehtësuese duke filluar nga dita e nesërme, por që vazhdimisht me theks për vazhdimin e respektimit të masave, përdorimin e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale