• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Këto janë vendimet që mori mbrëmë Qeveria në detyrë

31/05/2020 - 08:42:55
Këto janë vendimet që mori mbrëmë Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë mbrëmë e ka zhvilluar mbledhjen e 37-të. Në këtë mbledhje është marrë vendim për shkarkimin e një bordi dhe është ndryshuar dhe plotësuar vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se në këtë mbledhje janë ndarë edhe mjete financiare për Lotarinë e Kosovës dhe se është miratuar nisma për negocimin e marrëveshjes për kredi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

Komunikata e plotë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhjen e 37-të, me kërkesën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Vendimi i parë i miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme ishte ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.

Vendimi mbetet në fuqi për afat të pacaktuar, ndërsa nuk mund të njihet si person juridik një shoqëri tregtare e themeluar sipas rregullave të autoriteteve në Serbi, por vetëm në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh. A.

Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në këtë përbërje:

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

1. Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;

2. Luan Matoshi, drejtor;

3. Miranda Zherka, drejtore; dhe

4. Urim Gashi, drejtor.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë së Kosovës Sh.A. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin ka vazhduar afatin e paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për dizajnimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.

Ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
10
Next Post
Vdes në moshën 18-vjeçare futbollisti i Skënderbeut

Vdes në moshën 18-vjeçare futbollisti i Skënderbeut

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi