Në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë 16 prej tyre janë në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnjë, 1 në Durrës, 1 në Librazhd dhe një në Krujë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 21 pjesëtarë të personelit shëndetësorë dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.