• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Studentëve u vidhen kursime e rroba në konvikte gjatë karantinës: Policia hap 35 raste

30/05/2020 - 09:50:17
Studentëve u vidhen kursime e rroba në konvikte gjatë karantinës: Policia hap 35 raste

35 raste të vjedhjeve kanë ndodhur në Qendrën e Studentëve, e cila ka shërbyer për më shumë se dy muaj si karantinë. Studentët kanë lajmëruar vjedhjet që u kanë ndodhur në dhomat ku u kishin mbetur gjësendet e tyre. Policia ka hapur raste për vjedhje të rëndë derisa Ministria e Shëndetësisë nën menaxhimin e së cilës ka qenë kjo qendër nuk ka treguar nëse do të marrë përgjegjësi për to.

Donjetë Bryma, studente e Fakultetit të Edukimit, e cila ka banuar në konviktin numër tre në Qendrën e Studentëve, për më shumë se dy muaj nuk arriti t’i marrë gjësendet e saj.

Lexo më shumë

Boll Marre: Shqiptari i dehur i rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës në Itali

Boll Marre: Shqiptari i dehur i rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës në Itali

September 1, 2025
6
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Boll marre: Babë e bir rrahen mes vete në Istog

May 4, 2025
16

Kjo për shkak se Qeveria e Kosovës nga 18 marsi ka marrë vendim që Qendra e Studentëve(QS) të shërbejë si hapësirë karantine, pas rasteve të para të shënuara në Kosovë me COVID-19 me datë 13 mars 2020

Gjatë gjithë kësaj kohe studentët banues të konvikteve kishin kërkuar siguri për gjësendet e tyre.

Ndërsa, pas dy muaj ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, kishte njoftuar se studentët që banonin në konvikte mund t’i merrnin gjësendet e tyre duke filluar nga 18 e deri më 23 maj.

Me të filluar, këto procedura shumë studentë u ankuan për humbjen e gjësendeve të tyre.

Studentja Donjetë Bryma, është shprehur e shqetësuar për këtë që i ka ndodhur asaj dhe shumë studentëve të tjerë, duke thënë se pavarësisht kësaj që i ka ndodhur tendenca e shumë njerëzve ka qenë që ky rast të mos ekzagjerohet.

“Neve na kanë lajmëruar që mund të shkojmë t’i marrim gjësendet e tona. Kur kemi shkuar, kemi pa që na mungojnë shumë gjësende. Mua më mungojnë dy palë patika, një parfim, dhe dy stilografa të cilët për mua kanë shumë vlerë. Por, ajo që më brengos më shumë është sepse disa prej këtyre gjërave i kam blerë me para të bursës”, ka thënë Bryma për Insajderin.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Bryma tha se kur i ka marrë gjësendet e tyre nga konvikti kanë bërë edhe një listë me ato që u mungojnë. Por ajo thotë se nuk ka shpresa që gjësendet që i kanë humbur mund të gjenden.

“Na kanë dhënë një listë dhe na kanë thënë që këtu mund t’i shkruani gjërat që ju mungojnë. Mirëpo, janë arsyetuar që në konvikte nuk janë përgjegjës për këtë që ka ndodhur dhe se u janë marrë kompetencat nga Ministria e Shëndetësisë”, ka deklaruar Bryma

Ndonëse konviktet e Qendrës së Studentëve kanë qenë nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që nga 18 marsi, ky insitucion nuk ka treguar nëse do të mbajë përgjegjësi për vjedhjet që u kanë ndodhur studentëve, nga personat që kanë qenë të karantinuar aty.

Policia hap 35 raste të vjedhjes së rëndë në konvikte

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se deri tash janë hapur 35 raste për gjesënde që u kanë hupur studentëve në dhomat e tyre të banimit në Qendrën e Studentëve. Sipas policisë këto raste janë duke u cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

“Lidhur me pyetjet tuaja ju njoftojmë se janë hapur 35 raste e që cilësohet si ‘vjedhje e rëndë’. Të njëjtat janë duke u hetuar nga ana e Policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore”, thuhet në përgjigjen e Policisë

Mirëpo, policia nuk ka dhënë detaje se çfarë gjëra kanë deklaruar si të humbura studentët dhe se cilat masa do t’i ndërmarrin ndaj këtyre rasteve.

Kurse, drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka deklaruar për Insajderin se janë rreth 30 studentë që kanë dhënë deklarata në Policinë e Kosovës.

“Dikund janë rreth 30 studentë që kanë dhënë deklarata që ju kanë munguar gjësendet e tyre, mirëpo me të gjitha këto raste është duke u marrë Policia sepse jo të gjitha janë të sakta, dyshohet që ju kanë marrë. Ka rroba, psh duksa, këmisha, mbushës të telefonit, ka gota e gjëra të tjera”, ka deklaruar Sfishta.

Mirëpo, nuk ka dhënë ndonjë shpresë që gjësendet e humbura do t’iu kompensohen studentëve.

“Jo se me këtë do të merren Policia, nëse eventualisht i kanë marrë gjërat të karantinuarit unë nuk përgjigjem sepse Policia është duke u marrë me këtë çështje. Ne iu japim evidencat. Ne i furnizojmë më të dhëna se kush ka qenë në ato dhoma prej të cilëve studentët kanë lajmëruar që iu kanë marrë gjësendet. Këto raste kanë ndodhë kryesisht aty ku kanë qenë të karantinuarit”, ka pohuar ai.

Derisa në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se rastet janë duke u hetuar nga ta në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe në këtë të fundit se a kanë nisur hetimet dhe se a i kanë identifikuar të dyshuarit për vjedhjen apo humbjen e gjësendeve të studentëve, mirëpo nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Shumë studentë banues të konvikteve humbjen e gjësendeve të tyre e kishin bërë publike edhe në rrjetet e tyre sociale.

Çmimi për banim në konvikt është 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi) dhe është njëra ndër arsyet e shumta që studentëve u konvenon më shumë gjatë periudhës së studimeve se sa të banojnë në ndonjë apartament me qera.

Qendra e Studentëve për vitin akadamik 2019-2020 kishte pranuar rreth 4000 studentë, për të cilët kishte ofruar strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Për dy muaj në Qendrën e Studentëve janë karantinuar mbi 1 mijë e 300 persona.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Boll Marre: Shqiptari i dehur i rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës në Itali
Boll Marre

Boll Marre: Shqiptari i dehur i rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës në Itali

September 1, 2025
6
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Boll Marre

Boll marre: Babë e bir rrahen mes vete në Istog

May 4, 2025
16
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Boll Marre

Arrestohet burri i cili dyshohet se e dhunoi një grua, në Obiliq

December 23, 2024
18
Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro  vëllait të Fitore Pacollit
Boll Marre

Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

November 16, 2024
27
Fakte rreth seksit që nuk i keni ditur
Boll Marre

Boll Marre: Një grua në Prishtinë është sulmohet seksualisht

September 17, 2024
29
Policia zbulon, arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren që vodhën mbi 22 mijë euro mall
Boll Marre

Arrestohet burri qe e detyroi të dashurën të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj

May 13, 2024
95
Next Post
Vetizolohet Kurti – pati kontakt me një zyrtar të prekur me Covid-19

Publikohet bilanci i fundit për koronavirusin në Shqipëri

Më të fundit

  • Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë
  • Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari
  • Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi