Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se vetëm gjatë tre muajve të pandemisë COVID-19, kompanisë së tij i kushtojnë diku mbi 200 milionë euro humbje dhe kjo humbje përballohet
Pacolli në një intervistën për Gazetën Reporteri.net , ka rrëfyer edhe për pasurinë e tij multimilionëshe.
Ai ka folur edhe për zemërgjerësinë e tij dhe e ka cilësuar vetën si person shumë emocional e ndoshta edhe naiv.
“Unë jam njeri shumë emocional dhe nganjëherë ndoshta edhe naiv, për arsye se unë e respektoj njeriun, besoj njeriun, jam i lehtë që të mashtrohem por atë që e kam mësuar nga momenti që jam në politikë është që rrallë herë mashtrohem për herën e dytë.”, ka thënë ai.