Mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë është e garantuar me Kushtetutë. Neni 36 mbron privatësinë dhe garanton mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa pike 3 e këtij neni e përcakton në mënyrë eksplicite se fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe mjeteve tjera të komunikimit janë të drejta të pacenueshme.
Ato në raste të caktuara mund të kufizohen vetëm përkohësisht dhe atë me vendim të gjykatës nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për vijimin e procedurës penale apo edhe për të garantuar sigurinë kombëtare të vendit, në mënyrë të përcaktuar me ligj. Megjithatë, pavarësisht nga garancat qe ofron Kushtetuta si dhe legjislacionet përkatëse në këtë fushë shumica e qytetarëve vazhdojnë të mos jenë të informuar për këto të drejta themelore civile, cenimi i të cilave prek integritetin e tyre personal.
Ekspozimi i qytetarëve ndaj cenimit të privatësisë në Kosovë mbetet veçanërisht i lartë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kriter për verifikimin e rasteve të grumbullimit të dhënave personale në mënyrë të paautorizuar, sikurse edhe nuk ka pasur ndonjë kontroll adekuat për mënyrat se si procedohen të dhënat e grumbulluara në rastet kur ekziston një autorizim i tillë.
Dhe shkuarja në dhomën e përgjimeve tani me të verifikuar dhe konstatuar nga akteret relevant nëse analizohet në dy drejtime atë ligjor dhe sigurisë kemi të bëjmë me cenim flagrant të sigurisë.
Bazuar në deklaratat zyrtare të Presidentit të Kosovës dhe ish Kryeshefit të PTK dhe Kryeshefes aktuale të PTK-së këtu kemi të bëjmë me këto shkelje ligjore bazuar në kodin penal të Kosovës : neni 123 ( Rrezikim i Rendit Kushtetues të Kosovës) , neni 125 ( Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve ), neni 414 ( Keqpërdorimi i detyrës zyrtare ), neni 416 ( Keqpërdorimi i informatës zyrtare ), neni 424 ( Ushtrim Ndikimi ) , neni 426 ( zbulimi i fshehtësisë zyrtare ).
Pra ky është veprimi i dytë i bere konkret në qasjen e informacioneve te klasifikuar të personave të paautorizuar , tentativën e parë kemi pasur në drejtim të Këshillit Sigurisë Kombëtare të Kosovës me tentim publikimin e transkriptim të mbledhjes se 17 marsit 2020 .
Institucionet e sigurisë /hetimor ( AKI-ja , PK dhe Prokuroria ) duhet të bëjnë një hetim të thellë se a janë keqpërdor informacionet e mbledhura me kërkesën e këtyre institucioneve nga qasja e pa autorizuar e personave të apostrofuar sepse në ketë dhomë ruhen : Thirrjet Telefonike deri në 3 vite dhe SMS deri në 5 vite.
Shkruan njohësi i sigurisë Drizan Shala