Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin për çështjen e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë së re.
Ky vendim i shumëpritur pritet të ketë ndikim për të ardhmen politike në vend.
Klan Kosova merr vesh se gjyqtarët janë mbledhur për të dhënë verdiktin e tyre pas së cilës pritet që vendimi të bëhet publik.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e Qeverisë së re Kosovës deri me 29 maj.
Ndërkohë lidhur me këtë çështje dhe pakënaqësi rreth zhvillime të tjera, Vetëvendosje dhe aktivistë të saj pritet të mbajnë sot performancë në sheshet e Prishtinës, të cilën e cilësojnë provë të dytë proteste.
Në të u tha se pritet të mblidhen rreth pesë mijë qytetarë.