Po thuajse gjithçka është gati për fillimin e test-protestës që organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje që do të mbahet në sheshet e Prishtinës.
Vendosja e njerëzve në pikat e kuqe të vizatuara në këto ka nisur.
Policia janë vendosur edhe tek objekti i Qeverisë, prapa Kuvendit si edhe afër Zyrës së Bashkimit Evropian.
Po ashtu oficerët e policisë kanë vendosur kordonin afër objektit të ekzekutivit.
Aktivisti i Vetëvendosjes Flamur Pireva, ka dhënë detaje për test-protestën.
“Protesta është si test për t’u përgatitur për protestat që do të vijnë ditëve apo javëve të ardhshme. Para dy javëve ne kemi mbajtur një protestë me afro 500 pjesëmarrës. Ne presim që të na bashkohen edhe qytetarët përpos aktivistëve. Pritët të marrin pjesë 3 mijë e 500 deri në 5 mijë protestues”
“Ne kemi 100 kujdestarë që i kemi shpërndarë në tre sheshet, duke u përkujdesur sipas rekomandimeve nga IKSHPK duke mbajtur distancën prej 2 metrash. Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje do ta diskutojë vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, dhe nëse ky vendim është i padrejtë ne do ta kundërshtojmë”.