Serbia para dy dekadave udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviqi. Ai që njihej si “Kasapi i Ballkanit” ishte arrestuar në vitin 2001 me urdhër ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit.
Por, para se të shkonte në Hagë ish-presidenti jugosllav e kishte një ndalesë në bazën e ushtrisë amerikane në Tuzëll të Bosnjës e Hercegovinës.
Video nga aty u publikua tek tash, 19 vjet më pas. Aty shihet se si personeli ushtarak dhe hetues e njoftojnë kreun serb për rregullat e tyre, përderisa Millosheviqi nuk gjen qetësi.