Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dje në Prishtinë pasi janë sulmuar nga dy të tjerë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si ‘vrasje në tentativë’, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Xhavit Ahmeti, Prishtinë, 26.05.2020 – 00:08. Tre meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndim trupore, pasi janë sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.