Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka shpallur konkursin për 24 vende të lira të punës.
Kjo u bë e ditur përmes një shpallje në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Pozitat ku kërkohen punëtorë janë këto: shtatë anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, një anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës (përfaqësues nga shoqëria civile), tre anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dy anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media, shtatë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civili të Kosovës – prej tyre së paku dy do të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe së paku dy anëtarë do jenë të gjinisë femërore.
Po ashtu është shpallur konkursi edhe për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi si dhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit