Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u gjatë vizitës në Qendrën e Studentëve e cila qe disa muaj po shërben si karantinë për të kthyerit nga Perëndimi u gjet në një situatë jo shumë të këndshme.
Ai nga aty dhe sot foli për presidentin Thaçi, mirëpo pasi përfundoi intervistën me gazetarë teksa po dilte jashtë u përmend sërish emri i Thaçit, por kësaj radhe nga persona përbrenda konviktit, shkruan Reporteri.net.
“Thaçi, Thaçi…ishin brohorimat që e shoqëruan Kurtin teksa po largohej nga dera.
Ndryshe, nga aty Kurti konfirmoi se karantina pritet të mbyllet në fund të muajit, gjersa përmendi edhe lehtësim të masave të tjera. /Reporteri.net
Shikoni videon: