Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ORA News në Shqipëri, ka folur rreth situatës politike aktuale në vend.
Ndër të tjera, Kurti ka thënë se projekti i ndarjes ka dështuar mirëpo, sipas tij, ideja akoma nuk është e vdekur.
“Ky projekt ka dështu i ndarjes së Kosovës, por ideja s’ka vdekur dhe si rrezik ekziston, me mua si kryeministër edhe ideja vdes, prandaj ka motiv që kjo të ndryshojë”, tha Kurti.
Po ashtu, ai ka treguar edhe për raportet me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, por edhe për ndarjen e Kosovës.
“Vjosa Osmani nuk ka dalë kundër LDK-së, ajo ka marrë më së shumnti vota në LDK, është udhëheqja e stërvjetruar që ka dalë kundër saj, e cila e shpëtoi LDK-në në zgjedhjet e fundit.
Ajo si kryekuvendare unë si kryeministër kemi raporte të mira, bashkëpunim të rregullt dhe besoj që edhe në të ardhmen do të ngelen të këtilla dhe s’kam asnjë arsye të besoj se do të jetë ndryshe.
Ndërsa ai foli edhe për Richard Grenell, i cili është larguar nga detyra e tij si ambasador në Berlin.
“Grenell kishte dikur tri funksione sot ka një. Nuk e di ky zvogëlim drastik si diplomat a do të thotë se ai do të ketë më shumë kohë të mirret me dialog, apo edhe aty do të ketë më pak pushtet, por do ta marrim vesh në ditët në vijim.
Nuk besoj që do të themi po BE e jo SHBA dhe e kundërta, na duhen të dyja”.