Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, njëherit kryetare e Kuvendit, ka folur sonte për mundëinë e largimit nga partia, pas mospajtimeve që ka me lidershipin, që nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Osmani ka dhënë indikacione se mund të largohet nga LDK, derisa ka cituar një bashkëpartiak emrin e të cilit nuk e tregoj, ku tha se “nuk është esenca vetëm e të qenit nëLDK, esenca është që nëpërmjet LDK-së t’i ndihmosh vendit tënd”, shkruan Reporteri.net
Ndërsa i ka çuar mesazh nënkryetarit Haki Rugova dhe të tjerëve, se derën nga LDK mund t’ia tregojnë vetëm votuesit dhe elektorati i partisë.“Derën drejt largimit nga LDK mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës.
Votuesit elektorati, janë ata që mund të ma tregojnë derën.
Nëse mbrojtja e fjalës së dhënë nga qytetarët konsiderohet tradhti unë do ta bëjnë”, ka thënë Osmani në T7.Ajo ka thënë se do të jetë në politikë për aq sa mendon se mund ta ndihmoj vendin.