Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 59-vjeçar me incialet A.H nga Prizreni.
Sipas MSH-së ai ishte diagnostifikuar me Covid-19.
“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, njofton
Ministria e Shëndetësisë përcjell Klan Kosova.
Kosova ka 1 mijë e 32 raste me të infektuar me koronavirus, nga të cilat 785 të shëruar dhe 30 të vdekur.