• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

SBASHK-u paralajmëron grevë në Kamenicë

01/09/2019 - 12:13:29
SBASHK-u paralajmëron grevë në Kamenicë

Rreth 19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë më fillim të viti të ri shkollor, sipas vendimit të kreut të kësaj komune, Qëndron Kastrati, kjo për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato, por edhe numrit të vogël të nxënësve.

Kastrati pati paralajmëruar se reforma në arsim do të fillojë të implementohet me 2 shtator, në ditën edhe kur zyrtarisht nis viti i ri shkollor.

Lexo më shumë

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
6
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
93

E këtë vendim të Kastratit e kundërshtoi fuqishëm, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), për të cilët nuk është reformë, por mbyllje e shkollave.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një prononcim për lajmi.net gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se në rast se implementohet vendimi i Kastratit për mbyllje të shkollave, të martën ata do të mbajnë grevë dy orëshe në shkollat e Kamenicës.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me koleget në Kamenicë, ajo që mund të them është se ata do të provojnë nesër si në tërë Kosovën edhe atje të fillojë viti shkollor pa telashe më kushtin që ata të shkojnë bashkë me nxënësi që i kanë bashkë në shkollat aktuale. Në qoftë së do të pengohen, gjegjësisht nëse kryetari Kastrati insiston që ato shkolla që i ka përmendur të mbyllën, atëherë do të kemi reagim sindikal. Sipas marrëveshjes me kolegët nga Kamenica të martën dy orët e para në të gjitha shkollat e Kamenicës do të ketë grevë. Urojmë që të mos ndodh kjo, urojmë që edhe MASHT-i e ka marr si obligim”, ka thënë Jashari.

Jashari po ashtu ka thënë se ka biseduar edhe me Drejtorin e Departamentit të Arsimit Parauniversitar, nga i cili ka kërkuar që të bisedojë me Kastratin, në mënyrë që ky i fundit të mos fillojë këtë vit me reforma, të cilën Jashari e quan mbyllje të shkollave.

Ai po ashtu ka thënë se në rast se as pas të martës, Kastrati nuk tërhiqet nga vendimi, ata do ta thërrasin Këshillin Drejtues të SBASHK-ut për të diskutuar se në çfarë mënyra do ta kundërshtojnë këtë vendim.

“Unë kamë biseduar edhe me Drejtorin e Departamentit të Arsimit Parauniversitar, dhe kam kërkuar edhe nga ai që të angazhohet në biseda me kryetarin e Kamenicës, në mënyrë që së paku sivjet të mos fillojë kjo të themi reformë, sepse nuk është reformë por mbyllje shkollash. Dhe nëse ndodh kështu nëse Kastrati insiston dhe përdor mjete të caktuar që t’i mbyll ato shkolla që i ka përmendur, atëherë të martën do të ketë grevë 2 orëshe. Pastaj koleget e mi janë marr vesh që t’i japin hapësirë edhe një javë nga e marta në biseda me Kastratin. Në qoftë se ai nuk tërhiqet ne do ta thërrasim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe do të vendosim se në cilat forma do të tregojmë solidaritetin dhe mbështetjen për kolegët tanë”, ka thënë tutje Jashari.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Jashari tutje ka thënë se e kanë lutur kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin, që të tërhiqet nga ky vendim së paku këtë vit dhe këtë çështje ta ngrisin në nivel vendi.

“Nëse pyetemi ne nuk do të ketë grevë, por nëse Kastrati nuk tërhiqet do të mbajmë grevë. Ajo që duhet ditur është se ne kemi lutur Kastratin i kemi thënë të tërhiqet se paku këtë vit, në mënyre që më votën e lirë të tetorit do të krijohen institucionet e reja të Kosovës dhe bashkë më Kastratin këtë çështje ta ngrisim në nivel vendi, dhe ajo që vendosët për Kosovën të jetë edhe për Kamenicën, sepse ne jemi të vetëdijshëm se kemi vende që kanë pakë nxënës nëpër shkolla”, ka thënë Jashari.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin
Lajme

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
6
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
93
S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
Lajme

S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

June 12, 2025
13
Nga fillimi i luftë e deri te pushtimi i Çernobilit, krejt çka ndodhi deri tash në Ukrainë
Bota

Ukraina e ka kërcënuar Hungarinën me luftë

June 12, 2025
111
Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave
Ekonomia

Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave

June 12, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Zhduket një burrë në Pejë, policia nis hetimet

June 12, 2025
11
Next Post
Vuçiq: Ndërkombëtaret po me kërkojnë ta njoh  pavarësinë e Kosovës

Vuçiq: Ndërkombëtaret po me kërkojnë ta njoh pavarësinë e Kosovës

Më të fundit

  • Vazhdon seanca për rastin “Banjska”
  • U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar
  • S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi