Një person ka raportuar në polici se ka lëshuar dhitë për të kullotur, ndërkohë tri prej tyre kanë ngordhur. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Gjilan.
“Ankuesi rastin e ka lajmëruar tek zyrtarët e Veterinës të cilët nga kafshët kanë marr mostrat e gjakut për analiza”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në polici rasti është hapur si keqtrajtim i kafshëve, ndotja e ushqimit dhe ujit për kafshë.
Ndërsa, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.