Italia do të nisë që të rihapë të gjitha aeroportet nga 3 qershori.
Për këtë ka njoftuar ministrja e Transportit, Paola de Micheli, gjatë seancës parlamentare.
“Do të jetë e mundshme që të shkohet para me rihapjen e të gjitha aeroporteve që prej 3 qershorit”, është shprehur ajo.
De Michelli ka shtuar se kufizimet interregjionale dhe ndërkombëtare do të përfundojnë edhe për transportin publik gjithandej vendit.
Italia ka bllokuar të gjithë aeroportet kryesore prej 14 marsit, përveç disa fluturimeve të veçanta.