Komuna e Gjilanit nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus, nga gjithsej 80 testet e fundit.
Kryetari Lufti Haziri ka bërë të ditur se 32 qytetarë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile.
“Ju lutem shumë që të vazhdoni t’i zbatoni vendimet e institucioneve të Republikës. Dil vetëm për shërbime, por duke i përdorë masat preventive, maskat, dorezat e duke e mbajtur distancën sociale”, ka shkruar Haziri në Facebook.