Ish-deputeti Milaim Zeka ka hedhur dyshime lidhur me vërtetësinë e komunikatës së publikuar dje nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që tha se është lëshuar si kërcënim ndaj tij, shkruan Telgramisot.
Zeka në një shkrim në Facebook ka thënë se deklarata e Kurtit është e dyshimtë dhe shton se ata që kanë deklaruar se është kërcënim nga presidenti i vendit, janë pikërisht ata që Hashim Thaçi i ka ngritur në karrierë.
Ish-deputeti ka pyetur edhe se si e di kryeministri në detyrë që kërcënimi ka qenë për Kushtetuesen e jo për të.
Sipas Zekës, vetëm personi që e ka shkruar atë komunikatë e di se për kë e ka drejtuar, teksa shton se kushdo që nuk e respekton vendimin e Gjykatës, është për luftë civile në Kosovë.