Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka publikuar një paralajmërim të një grupi të quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, përmes të
cilit ai dhe anëtarët e LVV-së janë kërcënuar.
Ai e ka quajtur këtë paralajmërim kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexha. Nuk ka shpjegim tjetër”, ka thënë ai.
Ky grup e quan LVV-në “organizate kriminale”, duke thënë se “nuk do të qëndrojë duarkryq” lidhur me protestat eventuale që mund të mbahen në Prishtinë.
“Albin Kurti dhe të gjithë udhëheqësit e LVV-së që ndihmojnë në organizimin e kësaj proteste, tani kanë arsye të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre nga njësitet e Gardës”, shkruhet në njoftimin e tyre.