Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot është diskutuar lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milionë euro nga ana e Qeverisë për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri me përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe KOSTT-it.
Deputetja e PDK-së Besa Ismaili, që është nënkryetare e këtij komisioni për ndarjen e 10 milionë eurove për qytetarët serbë të veriut është i vërtetë, ndërsa shtoi se sipas Qeverisë kjo ndarje nuk është bërë si mbulesë për shpenzimet por, si garanci për tu kyçur në sistemin e operatorëve,
Deputetja Ismaili ka theksuar se nga Kuvendi kishin dalë tri, njëri prej tyre ka qenë që të ndërpriten praktikat diskriminuese.
“Janë zotuar 10 milionë euro, por jo si mbulesë e shpenzimeve të energjisë në veri siç ka qenë praktikë edhe më herët, por si një garant për t’u kyçur në Rrjetin Evropian.
Natyrisht ne si Komision kishim disa shqetësime të cilat janë të moçme, por që barra e implementimit bie mbi ZRRE-në. Janë tri rekomandime të cilat iu kanë adresuar ZRRE-së, njëra ndër to është që të ndërpriten praktikat diskriminuese ndaj qytetarëve dhe mundësisht të shikohen mundësitë e rimbursimit të qytetarëve për ato vendime që ata kanë paguar 5 përqind më shumë në faturat e tyre”, deklaroi Ismaili.
Ajo pas Komisionit, që ka qenë i mbyllur për media, theksoi se në takim ishte edhe kryetari i Komisionit për Financa dhe Transfere, Hekuran Murat i cili ka sqaruar se vendimin që e ka mbështetur në saje të kërkesës që ka bërë ZRRE-ja.
Ai ka siguruar se me përfaqësimin e KOSTT-it, buxheti do të shtohet për 7-8 milionë.
Ismaili po ashtu tha se mbetet të shihet marrëveshja dhe të mësohet se si ka rrjedhur, dhe të sigurohet që nuk ka trajtim të pabarabartë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Deputeti nga VV-ja, Hekuran Murati i cili ka marrë pjesë në këtë Komision tha se aty pati disa sulme që sipas tij ishin të pa drejta ndaj zyrtarëve të KOSTT-it, prej deputetëve të opozitës, pasi siç tha ky problem ka ekzistuar që prej pas luftës çështja e pagesës së energjisë e që iu është faturuar qytetarëve të pjesës jugore për pjesën veriore të vendit.
“Kjo çështje ka vazhduar tutje dhe nuk është se ka ndodhë rishtazi tash, është qe 20 vjet. Qeveritë deri më tash nuk kanë shfrytëzuar mundësinë që kanë pasur për me shtrirë sovranitetin dhe me mundësua faturimin dhe inkasimin e faturave në veri.
Prandaj, ky problem më tepër ka qenë mes qeverisë edhe KEDS-it, që është dashur me u definuar në mënyrë momentin kur është privatizua KEDS-I.
Kështu që KEDS-I është përgjegjës për inkasimin e rrymës së shpenzuar në secilin cep të territorit të vendit.
Por, në atë kohë për t’ia lehtësuar punën KEDS-it, Qeveria e asokohshme ka marrë përsipër këtë barrë. Kur ka qenë problemi politik me paguar nga qeveritë e kaluara, ia ka lënë pataten e nxehtë në dorë kompanisë KOSTT dhe s’ka pas zgjidhje tjetër”, thekson Murati.
Në këtë Komision kanë raportuar edhe drejtues të KOSTT-it për gjendjen energjetike në veri të vendit.