Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një tubim, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Këtë protestë përveç partive opozitare shqiptare, po e mbështetë edhe Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.
Aktivistët e kësaj të fundit kanë kopjuar parullat e kolegëve të tyre në Kosovë kur këta kishin protestuar kundër presidentit Hashim Thaçi, me mbishkrimin “Një popull nuk i nënshtrohet një Presidenti”, shkruan Reporteri.net.
Veç aktivistët e VV-së në Shqipëri e kanë ndryshuar paksa dhe e kanë bërë “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.