Bazuar që nga vitet 80 ta deri me 19 shtator të 1999 në Kosovë është vepruar mbi konceptin funksional “Kolona” si në fushën politike , paraushtarake dhe ushtarake të asaj kohe e cila edhe rezultojë me çlirimin e Kosovës nga hegjemonizmi sllavo serb.
Por duke analizuar retrospektiven e ngjarjeve të cilën e kanë karakterizuar Kosovën që nga shtatori i 1999 koncepti funksional “Kolona” kishte filluar që të modifikohet dhe shndërrohet në sistemin paralel Kolone – Rresht duke rrëshqitur dita ditës me shumë në sistemin tradicional “Bajraktar” para viteve 80ta në çdo forme të veprimit politik e cila është duke u riaktualizuar në vitin “historik 2020”.
Kosova para vetit kishte ngjarje të cilat u orkestruan nga strukturat të dyshimta të nën hijes të cilët kishin punuar për të krijuar eskalimin e ngjarjeve të marsit 2004 ( nen kryeadministratorin Harri Holkeri, UNMIK) ku pas asaj pasojë edhe reagimi në Këshill të Sigurisë pranë OKB-se të cilën e përdori me se shumti Serbia përmes Rusisë për të fituar kohe dhe ripozicionim të mirë nga e cila dolën disa raporte siç janë : Ahtisarri, Trioika ( Grupi i Kontaktit – BE, SHBA, RUSI ), Ban Ki-Moon.
Pra nga lidershipi i “Kolonës” kalojë Kosova në sistemin e lidershipit “Rresht” dhe aty sipas mendimit tim në Kosovë fillojë të ndahet shoqëria në aspektin horizontal dhe vertikal ku si pasoj kemi nga 2008 e tutje gjendja e funksionimit “Rreshtit” dhe e cila po na përcjell edhe në ketë kohe pandemie si dhe në vitin historik që nga viti i shpalljes se pavarësisë se Kosovës që është 2020.
Kosova në forcimin e kapaciteteve shtetërore duhet të rifillojë të përdor sistemin “Kolone” ku shtrirja dhe funksionaliteti do të ishte efikas në çdo fushë shoqërore të vendit me theks të veçantë atë të sigurisë dhe politikës.
Frika e madhe me të cilën po përballen qytetaret e Kosovës është që lidershipi “Rrjesht” do futë në sistemin e ti modelin “Bajraktar” atëherë mund të themi që shtetësia e Kosovës është e rrezikuar në mënyre të drejtpërdrejt nga ky mix model i sistemit politiko shoqëror Bolshevik .
Shkruan Drizan Shala