23 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të shtunën në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Në të njëjtën ditë, 22 persona janë regjistruar si të shëruar.
IKSHPK-ja ka njoftuar se janë testuar 270 mostra.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e
Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.
Në nivel vendi, nga 8 shkurti deri tash janë testuar 11585 mostra të dyshimta. 978 janë regjistruar raste pozitive. 713 prej tyre janë regjistruar e 29 persona kanë vdekur.