Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për bizneset që do të hapen në fazën e dytë të lirimit të masave ndaj COVID-19, duke filluar nga floktaret deri tek galeritë.“Nga e hëna do të rihapen këto biznese, floktaret dhe sallonet e ondulimit, floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutet, tregtaret me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre me vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër urban, qendrat e e thirrjeve telefonike me lista te stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve”, tha Kurti në konferencë për media.Kurti po ashtu bëri të ditur që edhe oraret do të ndryshojnë dhe do të publikohen më vonë nga ministria e Shëndetësisë.
Çdo qytetari do ti lejohet dalja dy here në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit në numrin personal, orari do të publikohet paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.Sipas tij ‘kjo është një test i madh për të gjithë shoqërinë por edhe një sfidë njëkohësisht’Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 945 raste më COVID-19, nga ta janë shëruar 690 persona, ndërsa 226 raste vazhdojnë të jenë aktive.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
telegramisott@gmail.com