Një person është arrestuar dje në rrugën Enver Hadri në Pejë pasi ka sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje një të mitur, njofton Klan Kosova.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.