Miliarderi Hans Rausing, ish-shefi suedez i kompanisë së njohur botërore për paketimin e ushqimit, Tetra Pak, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.
Ai ishte djali i themeluesit të kompanisë, Ruben Rausing. Hansi e udhëhoqi këtë kompani të suksesshme nga viti 1950 deri më 1995, kur ia shiti aksionet vëllait të tij.
Rausing ishte i njohur për shumën e madhe të parave që e dhuronte për bamirësi në Suedi dhe në Britani të Madhe.
Sipas revistës “Forbes”, pasuria e familjes Rausing është rreth 12 miliardë dollarë, duke e bërë atë një ndër familjet më të pasura në Britani të Madhe.
Babai i Hansit, Rubeni, e themeloi kompaninë “Tetra Pak” në Suedi më 1944. Kompania njihet për revolucion në tregtinë botërore të paketimit të ushqimit.
Në vitet e tetëdhjeta, vëllezërit Rausing u zhvendosën nga Suedia në Britani të Madhe për t’iu shmangur taksave më të larta në atdheun e tyre dhe shpejt u bënë ndër njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan “BBC”, transmeton