Nga raporti 24-orësh i Policisë, është njoftuar se ditën e djshme në Prishtinë një person është arrestuar pasi kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur në rrugën Zija Shemsiu në kryeqytet rreth orës 13:51.
Të dyshuarit mashkull K/Shqiptar i janë konfiskuar dy pistoleta me pesë fishekë dhe dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.