Rruga e jetës, siç njihet ndryshe rruga Deçan-Plavë, tashmë ka filluar të marrë formë. Kjo rrugë që lidh viset shqiptare të Kosovës me ato të Malit të Zi, vlerësohet si jetësore për këto dy rajone në zhvillimin ekonomik përmes turizmit.
Derisa një pjesë e rrugës tashmë është asfaltuar, është në përfundim ndërtimi i segmentit të dytë.
Përveç efektit të bashkimit ndershqiptar që do të ketë kjo rrugë, mundësi të mira krijon edhe në shijimin e bukurive natyrore që ofrojnë bjeshkët e Deçanit.
Për më shumë, shijoni këto bukuri përmes këtyre fotografive.



















