Deklarimin e Josep Borrelli për një marrëveshje eventuale mbi parimin e korrigjimit të kufjeve në mese Kosovës-Serbisë duhet të analizohet mbi tri fusha në të cilën e ka ndërtuar deklarimin ( politik, ekonomik dhe sigurisë ). Pra bazuar në angazhimin special që ka administrata e Trumpit mbi arritjen e një marrëveshje në mese Kosovës dhe Serbisë më dërgimin e dy personalitet të cilat janë :
Mattew Palmer i cili ka për detyrë aspektin juridik/politik ta përmbyll në mese Prishtinës dhe Beogradit ndërsa në anën tjetër kemi Richard Grenell i cili ka mision të veçantë që karshi arritjes se pajtimit juridik dhe politik të ripozicionohet SHBA-ja në aspektin ekonomik arsyeja qëndron me thekës të veçantë mbi raportin hulumtimit të vitit 1963 nga kompania “Nafta-Gasi” me seli në Novi Sad e cila ka hulumtuar pasurit e nëntokës në terr territorin e Kosovës ( Bazeni i Kosovës, Dukagjinit si dhe Drenicës ) si dhe pasurisë se veçantë që është gazi nëntokësor në territorin e Kosovës për të cilën është e interesuar gazpromi ruse ( qeveria e Putinit ) ku në pjesën veriore do të instalonte piken e grumbullimit për rajonin e Ballkanit dhe ketë dëshiron SHBA-ja ta pengojë.
Josep Borrelli si personalitet ka lidhje të ngushta me fondacionin e Sorosit dëshiron që të ndikojë të qeveria e Serbisë duke lejuar që të ketë ditën jeshile për një veprim të tillë në arritjen e marrëveshjes mbi shkëmbimin e territorit , ku interesi SHBA-se do të minimizohet dhe kështu do të kishim një zgjedhje politik e cila do të kishte impakt ekonomik për Serbin dhe Rusinë me pasoja mbi sektorin e sigurisë ku do të ri-aktivizuar formalisht rezoluta 1244 në Kosovë.
Bazuar në analizën mbi zhvillimet që kanë ndodhur nga ri-aktivizimi i administratës se Presidentit Amerikanë , Josep Borreli dëshiron që Kosova në aspektin juridik ndërkombëtar do të administrohet pas marrëveshjes me serbin me një rezolutë të re nga Këshilli i Sigurisë se Kombeve të Bashkuara e cila do e pranonte statusin e saj “të pavarur me fusnotë “ në një afat kohor 20 vjeçare dhe e cila do e lejon Kosovën si shtet të pranohet në OKB , mekanizmave tjerë dhe territori i saj do të mbetet i pacenuar por bazuar mbi ketë rezolutë e sponsorizuar nga Rusia do të ketë specifika në aspektin e brendshëm të administrimit juridik/politik dhe të sigurisë ( Asociacioni i Komunave Serbe ) ku sponsori do mund të përfundonte projektin e ti të linjës se gasit quajtur “Adriatiku” ndërsa Kosova ( Asociacioni i Komunave Serbe ) do të fitonin një impakt ekonomik mbi 2 miliard Dollar brenda 10 vjetëve të ardhshëm.
Ndërsa Serbia do kënaqej me AKS-në dhe ne anën tjetër qytetaret e Kosovës Lindore do të përfitonin një AKSHS ( Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi ) e cila do të lidhej me Tiranen zyrtare përmes rrugës se Arberit ( Shqipëri-Maqedoni ) dhe kështu Serbia do ti mundësohet që të kalojë në portin e Adriatikut.
Pra Maqedonia e Veriut do të pasojë ndryshime kushtetues juridike të brendshme duke u shëndruar në një shtet federative më dy njësi administrimit politik/juridik dhe sigurisë në mese Shqiptareve dhe Maqedonasve që pastaj mund të jetësohet AKSHS-ja.
Kosova duhet të jetë në një vi me politiken amerikane për të mos lejuar që gërmese Josep Borreli-t të ketë ndikim Rusia në administrimin e interesave të saja në ketë rajone.
Shkruan, Drizan Shala Ekspert i Sigurisë