Ministria e Shëndetësisë i ka shpallur lokalitetet Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK-së” në Viti si vatra të përhapjes së infeksionit.
Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër, njofton Klan Kosova.
“Komuna e Vitisë ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën serish lokalitet : Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj (Gjylekar), Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatëra të përhapjes së infeksionit”.
“Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar.
Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër”.