Një person ka vdekur në Graçanicë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.
“Graqanicë 06.05.2020 – 18:05.
Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoletëa dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.